Ne bëjmë transportin

Login Per Biznes

Login

Image

KUSHTET E PËRGJITHSHME

Kompania Postare: E ushtron aktivitetin e tij sipas legjislacionit në fuqi. Në ushtrim të këtij aktivitetit, Kompania Postare posedon të gjitha lejet dhe licensat të cilat bazuar në legjislacionin në Kosove janë të detyrueshme.

Kompania Postare në ofrimin e shërbimeve ndjek interesin më të mirë të Klientit, brenda kornizes ligjore. Klienti është i njohur me këtë shërbim, dhe me vullnetin e tij të lirë pranon shërbimet që Kompania Postare ofron sipas dispozitave më poshtë.
PALËT, në konsideratë të vullnetit të tyre të ndërsjelltë bien dakord për këtë kontrate dhe përcaktojnë lirisht përmbajtjën si më poshtë.

Si Funksionon:

Neni : 1

PËRKUFIZIME

  • 1.1 Kompania Postare - këtu e në vijim i referohet shoqerise SPEED POSTA SH.P.K.
  • 1.2 Klienti - këtu e në vijim i referohet shoqerise sh.a (ose sh.p.k) palë në këtë kontratë.
  • 1.3 Me “Mall” - ne zbatim të kësaj kontrate do të kuptohen produktet e ligjshme te cilat postohen apo transportohen përllogari të Klientit
  • 1.4 Lëndë e ndaluar - këtu e në vijim i referohet substancave, mallrave apo lëndëve përdorimi, poseidimi, apo transporti i të cilave ndalohet me ligj.
  • 1.5 Cash on Delivery – këtu e në vijim i referohet të gjitha dërgesave për të cilat Kompania Postare duhet të marrë para nga pritesi përllogari të Klientit.
  • 1.6 Zona Urbane – këtu e në vijim i referohet të gjitha adresave të cilat ndodhen brenda qyteteve apo qytezave te Republikes së Kosoves.
  • 1.7 Zona Jo Urbane – këtu e në vijim i referohet të gjitha adresave të cilat ndoshen në fshatra të Republikes së Kosovës.
  • 1.8 Dërgesë të Shpërndarë – këtu e në vijim i referohet çdo Mall i marrë në dorëzim nga Klienti dhe shpërndarja fizike është realizuar me sukses te pritësi si dhe janë arkëtuar paratë sipas faturës shoqëruese lëshuar nga Klienti.
  • 1.9 Dërgesë të Pashpërndarë – këtu e në vijim i referohet çdo Mall i marrë në dorëzim nga Klienti , që është realizuar shërbimi postar deri në adresen e përcaktuar në faturën shoqëruese , por dorëzimi të pritësi nuk realizohet për çdo lloj arsye.
Neni : 2

OBJEKTI I KONTRATËS

  • 2.1 Objekt i kësaj kontrate është “Shërbime Postare&Transporti” brenda vendit me pagesë të pritësi.
  • 2.2 Kompania Postare merr për sipër të kryeje për llogari të Klientit shërbimet të lartëpërshkruara si më sipër përcaktuarnë piken 2.1, sipas Kushteve & Konditave të SPEED POSTA SH.P.K.
Neni : 3

DETYRIMET E SHITËSIT

  • 3.1 Kompania Postare detyrohet që, bazuar dhe në marrveshjën paraprake, t’i sigurojë Klientit shpejtësinë dhe cilësinë maksimale të mundshme gjatë kryerjes se shërbimit.
  • 3.2 Grumbullimi i porosive bëhet në vendin dhe kohën e dakorduar paraprakisht gjatë orarit të punës 08:00 – 20:00 ( E Hënë – E Shtunë, ndërsa të Dielave do të punohet në bazë të kërkesave së Klientve)
  • 3.3 Procesi i shpërndarjes do të kryhet brenda një afati kohor të përcaktuar në ofertë nga momenti i marrjës në dorëzim të dërgesave. Dorëzimi i dërgesave të pritësi do të kryhet gjithmonë brenda orarit prej 24 oresh nga momenti i dorëzimit të dërgesës në zyret tona. Porositë që pranohen në zyret tona deri në ora 09:00 dalin në dorezim atë ditë.
  • 3.4 Pranimi I pagesës për porositë bëhet në afat prej 24 orësh, pasi të dorëzohet porosia.
  • 3.5 Për të arritur efikasitetin maksimal në shpërndarjen e mallrave Kompania Postare merr përsipër të telefonoj pritësin duke e informuar për dorëzimin e mallit dhe detyrimin që pritësi ka ndaj Klientit. Në rastet kur numri i telefonit dhe/ose adresa nuk është e saktë, atëhërë Kompania Postare informon Klientin duke kërkuar informacion shtesë, gjithashtu do presë në periudhë kohore prej 5 minutash për ndonje përditësim të informacionit.
  • 3.6 Kompania Postare është e detyruar të ruaj sekretin e korrespondences, si dhe të kujdeset për trajtimin konfidencial të çdo informacioni që merr në lidhje me veprimtarinë e Klientit.
  • 3.7 Kompania Postare detyrohet të respektoj detyrimin për mbrojtjen e të dhënave të Klientit , në përputhje me kërkesat e ligjit ”Për shërbimet Postare&Transporti në Republikën e Kosovës.
  • 3.8 Kompania Postare do t’i dërgoj Klientit raport ditor në email mbi statusin e dërgesave.
Neni : 4

DETYRIMET E KLIENTIT

  • 4.1 Klienti detyrohet t’i siguroje Kompanisë Postare gjithë informacionin e kërkuar për sa i përketë elementeve të nevojshëm për kryerjen e shërbimit si adresa ose elemente të tjerë që ndihmojnë në kryerjen e tij në parametrat e sipërcaktuar.
  • 4.2 Klienti mund të kërkojë sigurimin e mallit rast pas rasti konfor me legjislacionit Vendas mbi sigurimin e mallit në udhëtim. Ai mund të kryeje edhe vete sigurimin e mallit kur e sheh të arsyeshme. Në çdo rast, sigurimi i mallit mbetet detyrim i Klientit.
  • 4.3 Kur malli është pranuar në poste në gjendje të rregullt nga Klienti dhe pëson dëmtime të pjeseshme ose tërsore apo humbje, Kompania Postare do e dëmshpërblej Klientin me shumën e tërësishme të atij produkti që veç se është cekur paraprakisht në faturë.
  • 4.4 Paketimi është përgjegjësi i Klientit, i cili duhet të paketoj mallin në mënyrën e duhur duke i’u përshtatur specifikave të produktit.
  • 4.5 Klienti është përgjegjës për dëmet që rrjedhin si rezultat i mospaketimit të duhur të mallrave të tyre . Klienti heq dore nga e drejta e dëmshpërblimit për çdo dëmtim që ndodh gjatë transportit si rezultat i të metave në paketim.
  • 4.6 Klienti në çdo rast duhet të shoqëroj mallin me faturë tatimore.
Neni : 5

DËRGESAT E NDALUARA

  • 5.1 Kompania Postare ndalon rreptësisht trafikimin e të gjithë elementeve të ndaluar me ligj si narkotike, arme etj, të këtij lloji, përveç rasteve kur ligji e lejon shprehimisht një gjë të tillë.
Neni : 6

DËRGESAT E NDALUARA

  • 6.1 Kompania Postare mban përgjegjësi mbi humbjen ose dëmtimin e dërgesave të lejuara deri në masën që e kushtëzon Rregullorja e Kompanisë SPEED POSTA SH.P.K.
  • 6.2 Kompania Postare mban nga mjetet e arkëtuara prej pritesit përllogari të Klienit pjesen e shërbimit postar që është rënëdakort sipas zërave në listen e çmimeve .
  • 6.3 Kompania Postare trasnsferon në llogarinë e Klientit pjesën e mbetur brenda 48 oreve nga momenti i arkëtimit në rast që ka pagesë për dërgesat lokale. Kurse për dërgesat ndërkombetare që kanë pagesë afati për trasnsferimin e mjeteve në llogarinë e Klientit është 2 javë.
Neni : 7

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

  • 7.1 Çdo ndryshim i kësaj kontrate, për të cilën palët bien dakord rregullisht, do të bëhet gjithmonë me shkrim dhe nënshkruhet dhe vuloset rregullisht prej palëve.
  • 7.2 Të gjitha mosmarrëveshjetë që mund të lindin prej, ose në lidhje me zbatimin e kontratës, do të zgjidhen nga palët me mirëkuptim në përputhuje të neneve të kësaj kontrate.
  • 7.3 Në rast të ndonjë kontesti eventual në mes të palëve, Gjykata kompetente e Kosovës është kompentete për zgjidhjen e kontestit.
Neni : 8

AFATI

  • 8.1 Afati i vlefshmerisë se kësaj kontrate do të jetë 12 muaj nga dita e lidhjes së saj me të drejtë rinovimi edhe për 12 muaj të tjerë.
  • 8.2 Afati i kryerjes së shërbimit postar do të fillojë nga momenti i tërheqjes së mallit në vendin e përcaktuar nga Klienti deri në mbërritjen e tij në destinacion. Në çdo rast ky afat duhet të jetë i mundshëm për Kompanine Postare,dhe objekt zgjatje të arsyeshme nëse ky i fundit do të hasi vështirësi për shkaqe të pavarura prej tij.
Neni : 9

DISPOZITAT E FUNDIT

  • 9.1 Ndryshimi i përfaqësuesve të palëve kontraktuese nuk sjell ndryshime në kontrate.
  • 9.2 Në rast force madhore palët prezente janë të përjashtuar nga përgjegjësia për mospërmbushje detyrimi dhe/apo shkaktim dëmi, me përjashtim të rastit kur transporti është kryer pavaresisht forces madhore.
  • 9.3 Në këtë kontrate janë prezent të gjitha elementet e vlefshmërisë, pëlqimi i palëve që marrin përsipër detyrimet, shkaku i ligjshëm ku mbështet detyrimi, objekti për formen dhe lëndën e kontratës. Ndaj kjo kontrate mbetet në efekt deri në përfundim të saj apo kur të zgjidhet ligjerisht nga palet.
  • 9.4 Kjo kontrate përpilohet në 2 (Dy) kopje identike në gjuhën shqipe. Palët pasi u njohën me përmbajtjen e saj, e nënshkruajnë atë me vullnetin e tyre të plotë dhe të lirë.

Na Kontaktoni

Adresa

Rr. Nënë Tereza 12000, Fushë Kosovë

Numri i Telefonit

+383 (0)45 488 883

Email Adresa

info@speedposta.com

Më Shumë Info

Më Shumë